Histori dhe imazhe të pabesueshme vazhdojnë të bëhen virale kudo nga vendet e prekura si pasojë e tërmetit në Turqi dhe Siri.
Në Hatay, Turqi, një djalë tetë vjeçar është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur pas rreth 52 orësh.
Yigit Cakmak u dërgua nga ndërtesa te nëna e tij që priste, e cila e përqafoi me lot gëzimi.
Ndryshe, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është planifikuar të vizitojë qytetet e prekura nga tërmeti, Kahramanmaras-in dhe Hatay-n.
Ai do të shkojë edhe në Pazarcik, epiqendër e tërmetit, shkruan BBC.
Erdogan ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme tre mujore në 10 provincat më të prekura.
Mbi 9 mijë persona kanë vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/February/08/auto_fotoja-600x360-11675852902.png)