Puna e ndërlikuar dhe e mundimshme e shpëtimit të njerëzve u zbulua sot në mëngjes kur Tom Bateman, korrespondentit të BBC-së për Lindjen e Mesme, iu kërkua të ndalonte transmetimin e tij të drejtpërdrejtë në mënyrë që shpëtimtarët të mund të dëgjonin për shenja jete.
Menjëherë pasi filloi transmetimin e tij përpara një pallati 10-katësh në Adana, i cili u rrëzua gjatë tërmetit, atij, si dhe të gjithë të tjerëve në afërsi, iu kërkua të heshtnin për një kohë.
Duke folur më pas, Tom tha se ishte një moment "si i ankthit ekstrem, por edhe i atyre fijeve të vogla shprese", shkruan BBC.
Video KETU