Zelensky: Këtë vit kemi nevojë për anëtarësim në BE

Evropë

Zelensky: Këtë vit kemi nevojë për anëtarësim në BE

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 16:39
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sot në Parlamentin Evropian, në Bruskel, u shpreh se vendi i tij ka nevojë që në këtë vit të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Ai falënderoi të gjithë ata që ndihmuan Ukrainën dhe Iu qëndruan pranë gjatë luftës.

Zelensky theksoi "historinë e përbashkët evropiane" dhe e përshkroi Rusinë si "forcën më të madhe anti-evropiane të botës moderne".

Ai tha se lufta nuk ishte vetëm për të mbrojtur Ukrainën, por mënyrën e jetesës së Evropës, duke akuzuar Rusinë se dëshiron të kthehet në "realitetet çnjerëzore" të viteve 1930 dhe 40, shkruan BBC.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat