Kremlini: Për herë të parë që prej nisjes së luftës në Ukrainë, Putin do t’i drejtohet popullit rus

Evropë

Kremlini: Për herë të parë që prej nisjes së luftës në Ukrainë, Putin do t’i drejtohet popullit rus

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 08:30
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin tre ditë para përvjetorit të parë të pushtimit të Ukrainës nga forcat ruse do t’i drejtohet popullit të tij më një fjalim. “Më 21 shkurt, presidenti i Federatës Ruse do t’i drejtohet Asamblesë Federale” e cila përbëhet nga Duma e Shtetit dhe Këshilli i Federatës”, u tha gazetarëve përfaqësuesi për shtyp i presidentit rus Dmitry Peskov.

Mendohet se fjalimi do të trajtojë situatën aktuale, duke përfshirë dhe ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë dhe situatën socio-ekonomike në Rusi.

Peskov theksoi se fjalimi do të mbahet në Gostiny Dvor, një sallë konferencash pranë Sheshit të Kuq në qendër të Moskës. Vladimir Putin tradicionalisht mban një fjalim vjetor për gjendjen e kombit para ligjvënësve rusë, në të cilin ai rishikon vitin e kaluar dhe përcakton drejtime të reja strategjike.

Personeli ushtarak rus që merr pjesë në operacionet në Ukrainë do të jetë padyshim i ftuar në fjalimin e 21 shkurtit. Kujtojmë se vitin e kaluar, fjalimi u anulua për shkak të pushtimit të Ukrainës nga ushtria ruse. I pyetur nëse gazetarët e huaj do të akreditohen në sallën ku do të mbajë fjalimin presidenti rus, përfaqësuesi i Kremlinit tha: “Për momentin nuk ka një vendim të tillë, do të informojmë”.

Ndërsa një ditë më vonë, Putin do të mbaje një tubim të madh politik të shoqërua më pas mënjë koncert ku priten të jenë pjesëmarrës më shumë se 200,000 njerëzve në stadiumin më të madh të Moskës, Luzhniki. Edhe pse lufta që parashikoi Vladimir Putini në Ukrainë nuk po shkon siç duhet, Kremlini është i bindur se do të arrijë objektivat në Kiev.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat