Pasojat e tërmetit/ Bilanc lufte nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Evropë

Pasojat e tërmetit/ Bilanc lufte nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 09:02
Referuar numrit të viktimave, tërmeti i 6 shkurtit po listohen si 10 tërmetet më vdekjeprurës gjatë 20 viteve të fundit

Në Turqi dhe Siri vijon të rritet numri i personave të vdekur si pasojë e tërmetit shkatërrues të ditës së hënë.

Aktualisht, sipas ë dhënave të publikuara nga autoritetet bëhet e ditur se numri i viktimave ka shkuar në 23 831.

Në Turqi numri i të vdekurve raportohet 20318, kurse në Siri 3513. Që nga e hëna ekipet e kërkim-shpëtimit nga shume vende të botës vijojnë punën për të nxjerrë njerëzit e mbetur poshtë rrënojave.

Referuar numrit të viktimave, tërmeti i 6 shkurtit po listohen si 10 tërmetet më vdekjeprurës gjatë 20 viteve të fundit.

Si shumë vende të tjera, Shqipëria dhe Kosova kanë dërguar ekipet e tyre në Turqi për të dhënë kontribut në këtë tragjedi të madhe, që ka prekur kombin turk dhe sirian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat