Ka ende shpresë në Turqi/ Nxirren të gjalla pas 5 ditësh nën rrënoja nëna me dy vajzat e saj

Evropë

Ka ende shpresë në Turqi/ Nxirren të gjalla pas 5 ditësh nën rrënoja nëna me dy vajzat e saj

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 09:09
Pasojat nga tërmeti në Turqi

Ndërsa grupet e shpëtim-kërkimit luftojnë me kohën për të nxjerrë nga rrënojat sa më shumë njerëz në Turqi, një lajm i mirë ka ngrohur zemrat e të gjithëve.

Pas plot 5 ditësh nga tërmeti shkatërrimtar, është bërë e mundur nxjerrja gjallë e një nëne me dy vajzat e saj në Kahramanmaras.

E para u shpëtua nëna.

Ndërsa pak orë më vonë u bë e mundur dhe nxjerrja e dy vajzave, që u gjetën të kapura dorë për dore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat