116 orë nga tërmetet, shpëtohen edhe 3 persona në Turqi

Evropë

116 orë nga tërmetet, shpëtohen edhe 3 persona në Turqi

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 11:08
Turqi

Pas tërmeteve në Turqi, të cilësuara si “fatkeqësia e shekullit”, një 51-vjeçar u shpëtua 116 orë pas rrënojave në Kahramanmaraş.

Duke vazhduar punën e kërkim-shpëtimit në rrënojat e banesës së shkatërruar Birgül në distriktin Hayrullah të rrethit Onikisubat, ekipi i IHH-së Ankara intensifikoi punën e tyre për vendosjen e kontakteve me Mevlüt Nedirli, babai i 20-vjeçarit Derman Nedirli, i cili u tërhoq nga rrënojat dje.

Mevlüt Nedirli, i cili u hoq nga rrënojat 116 orë më vonë, iu dorëzua ekipeve mjekësore.

Pas po 116 orëve u shpëtua nga rrënojat edhe 8- vjeçari Ridvan Cakiroglu nga ekipi izraelit i kërkim-shpëtimit dhe Hulya Bayrak, një zonjë mosha e së cilës ende nuk është konfirmuar

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat