Po ikte drejt Malit të Zi, momenti kur arrestohet ndërtuesi turk ndërtesa e të cilit u shemb nga tërmeti

Evropë

Po ikte drejt Malit të Zi, momenti kur arrestohet ndërtuesi turk ndërtesa e të cilit u shemb nga tërmeti

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 12:31
Mehmet Yasar Coskun

Turqia ka arrestuar ndërtuesin Mehmet Yasar Coskun, ndërsa përpiqej të ikte jashtë vendit.

Sipas agjencisë turke të lajmeve Anadolu, ai kishte ndërtuar kompleksin e madh Ronesans Rezidans në Hatay, i cili u shemb plotësisht në tërmetin e së hënës.

Struktura masive, e përfunduar në vitin 2013, ishte 12 kate e lartë, kishte 250 apartamente dhe vlerësohej se kishte strehuar 1000 njerëz në kohën kur u shemb.

Sipas Hurriyet, biznesmeni u arrestua në aeroportin e Stambollit, ishte rrugës për në Mal të Zi dhe kishte para me vete në momentin e arrestimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat