“Jam gjallë”/ Volejbollistja nën rrënoja komunikon me mesazhe me grupin e mbrojtjes civile në Turqi

Evropë

“Jam gjallë”/ Volejbollistja nën rrënoja komunikon me mesazhe me grupin e mbrojtjes civile në Turqi

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 07:32
Në atë ndërtesë të shkatërruar po punojnë ekipe nga Turqi, Greqia dhe Brazili për nxjerrjen e trupave ose shpëtimin e të mbijetuarve nga rrënojat.

Tashmë ka shenja jeta poshtë rrënojave të një ndërtese në Turqi, aty ku ka mbetur e bllokuar një 24-vjeçare volejbolliste, e cila ka kontaktuar me anë të mesazheve me mbrojtjen civile AFAD.

“Jam poshtë shkallës”, ka shkruar e reja, e cila mbetet ende nën rrënoja. Në po të njëjtën ndërtesë shenja jete ka dhënë edhe një 20-vjeçar.

Ai iu është përgjigjur thirrjeve të telefonit që i ati i ka bërë. Pavarësisht se i riu ka hapur telefonin nuk ka arritur të flasë fare.

Në atë ndërtesë të shkatërruar po punojnë ekipe nga Turqi, Greqia dhe Brazili për nxjerrjen e trupave ose shpëtimin e të mbijetuarve nga rrënojat.

Njëkohësisht ata kanë mundur të sigurojnë fotot e volejbollistes e cila ndodhet ende nën gërmadhat e ndërtesës së shkatërruar.

Bilanci i viktimave të tërmetit tragjik në Turqi e Siri po rëndohet me kalimin e orëve. Që prej mëngjesit të 6 shkurtit, ekipet e kërkim-shpëtimit janë në luftë me kohën për të gjetur sa më shumë të gjallë.

Deri më tani shifrat e viktimave kanë arritur në 28 mijë, por ende vijojnë kërkimet për shumë të tjerë. Edhe pse kanë kaluar shumë orë ende nga rrënojat po nxirren persona të gjallë, situatë e cila shton më shumë shpresat tek ekipet që janë në vijën e parë të situatës së rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat