Tërmet tragjk në Turqi, qytetarët vënë “duart në kokë” kur shikojnë se pallati ishte pa themele

Evropë

Tërmet tragjk në Turqi, qytetarët vënë “duart në kokë” kur shikojnë se pallati ishte pa themele

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 07:48
Në ndërtesë nuk ka të çara dhe se as xhamat nuk janë thyer

Pamje të paprecedenta tregojnë shkujdesjen dhe neglizhencën kriminale të ndërtuesve në Turqinë lindore, ku 2 tërmete kanë shkaktuar më shumë se 20,000 viktima. Në një video që qarkullon në internet dhe e publikuar nga media turke si Sabah tregojnë një ndërtesë që është anuar, e cila nuk ka themele.

Është një pallat 5-katësh, i cili edhe pse nuk është shembur është anuar në mënyrë të tillë, duke u bërë i pabanueshëm.

Në klipin afërsisht 40 sekonda dëgjohen burrat duke thënë se në ndërtesë nuk ka të çara dhe se as xhamat nuk janë thyer. 

"Nuk mund ta besoj , shiko këtu!"- thotë njëra teksa kamera tregon se ndërtesa në fakt është ndërtuar në tokë pa kolonat dhe themelet e nevojshme.

Komentuesit e gazetës turke Sabah theksojnë se kjo është një metodë ndërtimi e quajtur "mbulim i përgjithshëm i dyshemesë" , e cila megjithatë është bërë aq sipërfaqësisht saqë në "lëngëzimin" e tokës gjatë tërmetit ka sjellë këto pasoja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat