U nxor nga rrënojat pas 5 ditësh, i riu turk: Mbijetova duke pirë Coca-Cola

Evropë

U nxor nga rrënojat pas 5 ditësh, i riu turk: Mbijetova duke pirë Coca-Cola

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 08:30
Barış Kuzucuoğlu

Një i ri është nxjerrë nga rrënojat e tërmetit në Turqi pas 133 orësh. Mediat turke raportojnë se Barış Kuzucuoğlu ka rrëfyer për ekipin e kërkim-shpëtimit se ka mbijetuar duke konsumuar një litër pije të gazuar që e kishte afër në momentin kur tërmeti i rëndë goditi vendin të hënën.

Kuzucuoğlu, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, tha se ka luajtur PlayStation gjatë tërmetit.

“Unë mbijetova duke pirë Coca Cola”, ka thënë ai.

Rastet e të personave që janë shpëtuar të gjallë pas disa ditësh nën rrënoja kanë ngjallur shpresa te banorët që ende nuk dinë asgjë për fatin e të afërmve.

Kujtojmë që deri më tani numri i viktimave në Turqi ka shkuar në 24,617 persona. 3,553 vdekje janë raportuar në Siri, duke e çuar kështu numrin total të viktimave në të dyja vendet në mbi 28 mijë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat