Një tërmet me magnitudë 5.3 ka ndodhur në orën 16:58, 14 kilometra nga Tg. Jiu, në një thellësi prej 15 kilometrash në Rumani.
Dhe dridhjet, siç raportojnë mediat e huaja, janë ndjerë edhe në Bullgari dhe Serbi.
Ndërkohë rreth dridhjeve kanë raportuar edhe mediat në Serbi.
Sipas tyre, tërmeti është ndjerë edhe në Vrshac, që është më afër Rumanisë se Beogradit.