E pazakontë/ Tërmeti shkatërrimtar lë pas tensionet, gazeta turke hapet me titullin e parë greqisht

Evropë

E pazakontë/ Tërmeti shkatërrimtar lë pas tensionet, gazeta turke hapet me titullin e parë greqisht

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 12:05
Gazeta turke “Hurriyet” i thotë “faleminderit” fqinjit të saj Greqisë

Gazeta turke “Hurriyet” i thotë “faleminderit” fqinjit të saj Greqisë për ndihmën pas tërmeteve vdekjeprurëse të 6 shkurtit. Në kopertinën e gazetës shkruhet “Efharisto poli file”.

Siç raporton korrespondenti i Kathimerini dhe SKAI, Manolis Kostidis, turqit ndjejnë mirënjohje të madhe ndaj grekëve për ndihmën që kanë ofruar përmes EMAK-ut, ndërsa në të njëjtën kohë zemërimi është vërshuar ndaj qeverisë turke.

Dy tërmete shkatërruese goditën të hënën pjesë të Turqisë dhe Sirisë.

Tërmeti kryesor u pasua nga dhjetëra pasgoditje. Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 36,000 njerëz kanë vdekur dhe shifra pritet të vazhdojë të rritet. Fillimisht jugu i Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter dhe u ndje në disa vende të rajonit dhe përveç njerëzve në Turqi, viktimat më të shumta ishin në Sirinë fqinje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat