Eurodeputeti Sandor Ronai nga Hungaria ka postuar një video në Twitter në të cilën, sipas raportimeve të mediave, dëgjohet komisioneri i BE-së për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, hungarezi Oliver Varhelyi duke i quajtur “idiotë” të pranishmit.
“Komisioneri Varhelyi, pasi iu përgjigj pyetjeve të eurodeputetëve, ulet në karrige dhe mund ta dëgjoni duke thënë: “Sa idiotë të tjerë janë këtu?”, shkruan Ronai në Twitter.
Duket se Varhelyi nuk ishte në dijeni që mikrofoni i tij ishte i ndezur.
Siç raporton Euronews, komenti është regjistruar pasi Varhelyi iu përgjigj pyetjes së eurodeputetit kroat, Tomislav Sokol nga HDZ, për mospërputhjen e Serbisë me politikën e jashtme të BE-së.