Paketa e dhjetë e sanksioneve ndaj Rusisë është gati. Komisioni Evropian sapo ka prezantuar propozimin e tij dhe për herë të parë ka përfshirë edhe vende dhe entitete të treta.
“Garda Revolucionare Iraniane ka furnizuar Rusinë me dronët ‘Shahed’ për të sulmuar infrastrukturën civile në Ukrainë. Rrjedhimisht, ne po shtojnë 7 entitete iraniane në paketën tonë. Tani ato ndalohen tërësisht t’i shesin objekte luftarake Rusisë”, tha von der Leyen
Brukseli pret që kjo paketë të veprojë si një mjet i fortë parandalimi për kompani të tjera apo tregtarët ndërkombëtarë.
Komisioni shpreson gjithashtu që ajo të miratohet nga shtetet anëtare përpara përvjetorit të parë të luftës, më 24 shkurt.
Paketa parashikon një parandalim të eksporteve me vlerë mbi 11 miliardë euro, për t’i mohuar ekonomisë ruse teknologjinë e duhur dhe produktet industriale.
Në listën e produkteve të ndaluara janë mes të tjerash edhe pjesët elektronike për motorët e avionëve luftarakë. Paketa vë gjithashtu në shënjestër makinën ruse të propagandës.