Shërbimet sekrete japin alarmin: Nis ofensiva e re e Moskës në Ukrainë

Evropë

Shërbimet sekrete japin alarmin: Nis ofensiva e re e Moskës në Ukrainë

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Sipas prestigjiozes Financial Times mund të themi se ofensiva e re që Rusia kishte kohë që e planifikonte ka filluar. Qëllimi kryesor i liderit rus Vladimir Putin është të thyeje mbrojtjen  e Ukrainës dhe të rimarrë territoret që forcat e armatosura të Kievit që kanë pushtuar muajit e fundit. Forcat ruse po mbledhin të gjitha armatimet ushtarake tokësore së bashku me atë ajrore për të mbështetur ofensivën që ndodhet në kufi me Ukrainën. Sipas Financial Times, ky informacion buroi nga shërbimet e inteligjencës perëndimore.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin III gjatë takimeve me vendet aleate që mbështesin Ukrainën nënvizoi kërcënimin e forcave ajrore ruse.

"Ne kemi një periudhë të shkurtër kohore për të ndihmuar forcat ukrainase në përballje me forcat ruse. Forcat tokësore ruse janë më tepër në numër dhe ka shumë gjasa që ata të synojnë avionët”, u shpreh Austin.

Deri më tani Ukraina ka pasur suksese në përgjimin e raketave ruse dhe pas kësaj ato patën sukses ne kundërsulm. Një alarm tjetër vjen edhe nga Evropa Veriore ku shërbimi inteligjent i Norvegjisë në raportin e tij vjetor tha se Rusia  për herë të parë në 30 vjet ka nisur  vendosjen e anijeve taktike të armatosura bërthamore në Detin Baltik. “Pjesa themelore e potencialit bërthamor është në nëndetëset dhe anijet sipërfaqësore të Flotës Veriore", u shpreh një zyrtar norvegjez.

Rezistenca e Ukrainës nuk tërhiqet

Sipas një sondazhi nga siguria e indeksit  të Mynihut është arritur në përfundimin se rezistenca e Ukrainës nuk tërhiqet. Edhe përballë përdorimit të një arme bërthamore taktike nga Moska, vetëm 6% e ukrainasve do të ishin të gatshëm të dorëzoheshin. Por Rusia vazhdon të jetë e rrezikshme  deri në atë pikë sa ambasada amerikane u ka kërkuar qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga vendi dhe paralajmëron nënshtetasit e saj që ndodhen në Rusi të kenë kujdes nga ndalimet e paligjshme. Edhe autoritete franceze kanë bërë  thirrje francezëve që të braktisin me çdo kusht Bjellorusinë, të vetmin vend aktiv përkrah Rusisë. Njëkohësisht një alarm vjen edhe nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sipas të cilit tashmë po shohim fillimin e një ofensive të re ruse në Ukrainë. 

Stoltenberg argumentoi se Vladimir Putin po dërgon mijëra trupa të tjera pas humbjeve që përjetoi. Sekretari i NATO-s konfirmon se e vetmja mënyrë për të ndihmuar Ukrainën të rezistojë është furnizimi i më shumë armëve dhe do të diskutohet hipoteza e furnizimit të avionëve edhe në Kiev. NATO gjithashtu pësoi një sulm kibernetikë me orë të tëra  në faqen e portalit të saj. Pas kësaj dyshohet se qëndron grupi i hakërreve rusë Killnet, i cili më parë ka sulmuar edhe faqen e internetit të bazës amerikane në Ramstein të Gjermanisë. 

Përshkallëzimi rus prek dhe vendet e tjera

Megjithatë, përshkallëzimi nuk ka të bëjë vetëm me konfliktin në Ukrainë, por shtrihet edhe në ato vende që po vëzhgojnë nga afër evolucionin e luftës. Pas mbështetjes së prerë për Kievin, presidentja e Moldavisë Maia Sandu akuzon Rusinë se po përgatit një grusht shteti në vendin e saj.

"Është një plan afatshkurtër me sabotim që përfshin njerëz të trajnuar ushtarakë të maskuar si civilë. Ata po përgatisin veprime të dhunshme, duke përfshirë sulme ndaj disa institucioneve shtetërore dhe marrjen e pengjeve”, tha presidentja, duke shpjeguar se përpjekja për grusht shteti supozohej të fshihej pas protestave paqësore, por plani ra në gjurmët e shërbimit sekrete para se të zbatohej. Pak para kohësh lideri çeçen Ramazan Kadyrov kërcënoi në mënyre të hapur Moldavinë duke thënë se trupat ruse duhet të marrin Kharkivin dhe Odesnë.

Kadyrov, i akuzuar për shkelje shumë të rënda të të drejtave të njeriut, tha gjithashtu se ushtria ruse ka një forcë të gjallë, e cila gjithashtu mund të arrijë dhe të marrë Kievin. Ndërsa forcat e armatosura ukrainase pretendojnë se kanë shkatërruar pothuajse një brigadë të tërë" nga Rusia, brigadën e 155-të të këmbësorisë e cila numëronte 5000 vetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat