Kur Rusia sulmoi Ukrainën një vit më parë aleatët e saj refuzuan të dërgonin ndihmë ushtarake. Ndërsa pushtimi u bë më brutal, vendet perëndimore ndryshuan qëndrim. Sipas Defense News janë pikërisht këto luhatje të dërgesave që e bëjnë këtë konflikt të paparashikueshëm. Tanket perëndimore dhe mekanizmat e ngjashëm do të mbërrijnë në fushat e betejës në Ukrainë në pranverë. Si Kievi ashtu edhe Perëndimi kanë shpresa të mëdha për këto automjete, por shumë analistët nga Defense News thonë se lufta në Ukrainë ka të ngjarë të zgjasë disa vjet, duke u kushtuar të dyja palëve shumë jetë njerëzish dhe kosto kolosale.
Në të njëjtën kohë, ekziston edhe kërcënimi i përshkallëzimit të konfliktit në nivelin bërthamor. Komandanti i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane Gjenerali Mark Milley tha se do të jetë e vështirë të dëbohen plotësisht rusët nga territori i Ukrainës që ata pushtuan. Gjenerali tha gjithashtu se lufta në Ukrainë ndoshta do të përfundojë në tryezën e bisedimeve. Zyrtarët dhe ekspertët mendojnë që faza pranverore e konfliktit të jetë e përgjakshme. Në të njëjtën kohë, sezoni i zgjedhjeve në SHBA që është aleati më i rëndësishëm i Ukrainës, ka të ngjarë të nxisë diskutimet se sa do ta shqetësojë Amerikën lufta në Ukrainë. Analistët amerikanë dhe evropianë kanë parashikime të ndryshme se sa do të zgjasë lufta.
Ofensivë ndaj Ukrainës
Yohann Michel, një analist në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike, parashikon se muajt e ardhshëm do të jenë të gjatë dhe vendimtare. Ndërsa drejtori i kërkimit në Programin e Studimeve Ruse në Qendrën për Analizat Detare në Uashington Michael Kofman mendon se lufta do të zgjasë disa vite. “Luftërat ndërshtetërore si kjo, zgjasin me vite", tha ai. Redaktori i revistës gjeopolitike italiane analisti Lucio Caracciolo tha se lufta në Ukrainë nuk do të përfundojë kurrë. "Konflikti do të përfundojë kur Ukraina ose Rusia ose të dyja të shemben. Kjo është një çështje jete dhe vdekjeje për ta," tha Caracciolo.
Peter Robertsin ga Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara në Londër tha se fundi i luftës mund të përkufizohet në disa mënyra të ndryshme: “Fundi i fazës kinetike" kundrejt "fundit të një konflikti të ngrirë si ai në Gjeorgji ose një situatë si ajo në Kore. Mendoj se faza kinetike mund të përfundojë gjatë vitit 2023. Megjithatë, dyshoj se kemi edhe tre vite të tjera luftë”, tha Roberts.
Yohann Michel shtoi se aktualisht ka faktorë të panjohur që do të përcaktojnë se kur do të përfundojë lufta. Benjamin Jensen, një ekspert për luftën në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, tha se palët ndërluftuese mund të fillojnë të luajnë bixhoz pasi të përdorin burimet që nuk mund t'i rinovojnë. Sipas tij të dyja palët mund të bëhen më të guximshme nëse gjenden në një situatë të pafavorshme dhe duan të largohen nga konflikti.
Armë bërthamore
Jensen beson se Ukraina mund të përpiqet të vrasë një zyrtar të Kremlinit dhe Rusia mund të testojë ose të hedhë një armë bërthamore në Kiev. Daniel Rice, një ish kapiten në ushtrinë amerikane, i cili vitin e kaluar u bë këshilltar i komandantit të ushtrisë ukrainase, gjeneralit Valery Zaluzny, tha se rusët pritet të sulmojnë ukrainasit këtë dimër.
"Ka frikë se një ofensivë e madhe ruse mund të depërtojë në mbrojtjen e Ukrainës dhe të pushtojë Kievin," tha Rice.
Gjeneralmajor amerikan në pension Patrick Donahoeai tha se pajisjet nga Perëndimi do t'i lejonin Ukrainës të mbizotërojë në takimet e ngushta me rusët dhe arriti në përfundimin se lufta taktike ishte në favor të saj. Rusët po përpiqen të ngadalësojnë tanket ukrainase me mina, llogore dhe të ashtuquajturat dhëmbët e dragoit, barrikada siç janë përdorur për herë të fundit në Luftën e Dytë Botërore. Stefan Meister, një ekspert për Rusinë dhe Evropën Lindore në Këshillin Gjerman për Punët e Jashtme, tha se makina propagandistike e Putinit e ktheu pushtimin në një operacion special ushtarake që synonte denazifikimin e Ukrainës në një luftë kundër Perëndimit dhe se kjo kthesë e ushtria ruse ndihmoi në forcimin e radhëve të saj. Ndërsa eksperti i ekonomisë dhe sanksioneve Charles Lichfield tha se sanksionet e vendosura kundër Rusisë nuk kanë dhënë rezultatet e pritura pasi Rusia është një shtet i fortë si nga ana ushtarake edhe nga ana ekonomike.