Rusia kryen sulme të reja raketore në të gjithë Ukrainën

Evropë

Rusia kryen sulme të reja raketore në të gjithë Ukrainën

Nga: Bota sot Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 08:02
Ukrainë

Mbrojtja ajrore ukrainase shkatërruan tetë raketa ruse Kalibr të cilat ishin lëshuar nga një anije në Detin e Zi, por të tjera goditën Ukrainën veriore dhe perëndimore.

Rajonet qendrore të Dnipropetrovsk dhe Kirovograd u goditën gjithashtu, thanë zyrtarët.

Një raketë goditi një zonë industriale në Lviv, në Ukrainën perëndimore, duke rezultuar në një zjarr që u kontrollua.

Kjo vjen pasi vendet perëndimore të NATO-s thanë se do të rrisin mbështetjen ushtarake për forcat ukrainase që po përgatisin një kundërofensivë.

Moska ka rritur aktivitetin e saj ushtarak në terren, me më shumë sulme që janë nisur në Ukrainën jugore dhe lindore gjatë javëve të fundit.

Parashikohet gjithashtu një ofensivë e re e madhe ruse. Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar, tha dje në një postim në Telegram: "Ofensivja e armikut vazhdon në lindje, (me) sulme gjatë gjithë orarit".

Ajo shtoi se "situata është e tensionuar", por trupat ukrainase "nuk po e lejojnë armikun të arrijë qëllimet e tyre dhe po shkaktojnë humbje shumë të rënda".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat