Zvicra kërkon konfiskimin e aseteve të ish-presidentit ukrainas: Vijnë nga burime të paligjshme

Evropë

Zvicra kërkon konfiskimin e aseteve të ish-presidentit ukrainas: Vijnë nga burime të paligjshme

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 18:01
Viktor Janukoviç.

Qeveria zviceriane kërkon konfiskimin e aseteve të ish-presidentit ukrainas Viktor Janukoviç.

Qeveria zvicerane ka nisur procedurat me Gjykatën Administrative Federale për sekuestrimin e 140 milionë dollarë, pasi supozohet se kanë ardhur nga ‘burime të paligjshme’. Janukoviç u largua për në Rusi pasi u rrëzua nga pushteti në vitin 2014 pas protestave masive në vend.

Zvicra tha se konfiskimi i aseteve zbatohet në rrethana të jashtëzakonshme. Asetet e Janukoviçit me bazë në Zvicër u ngrinë në vitin 2014 dhe Ukraina kishte kërkuar ndihmë për t’i rikuperuar ato.

Asetet “ishin objekt i procedimeve penale në Ukrainë dhe procedurave të ndihmës reciproke të nisura nga Ukraina”, tha qeveria zvicerane.

Kujtojmë që pak ditë më parë Zvicra refuzoi konfiskimin e aseteve ruse duke deklaruar se një veprim i tillë do të përmbyste rendin e ligjit. Zvicra njihet si një shtet neutral.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat