Ka përvetësuar para publike/ Dorëhiqet zëvendësministrja e Arsimit

Evropë

Ka përvetësuar para publike/ Dorëhiqet zëvendësministrja e Arsimit

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 08:01
Augusta Montaruli

Zëvendësministrja e Arsimit të Lartë e qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni, Augusta Montaruli ka dorëzuar sot aktin e dorëheqjes së saj. 

Montarulli i përket partisë Adelfia të Italisë dhe u dënua për përdorim të paligjshëm të fondeve të pushtetit vendor.

Sipas drejtësisë italiane, Montarulli kishte përdorur paratë publike për blerjen e rrobave të shtrenjta, çantave dhe një libri me këshilla për jetën personale dhe seksuale.

Ajo këmbëngul se është e pafajshme, e  se nuk ka dëmtuar fondet publike dhe shtoi se do të ankohet në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian. Kjo është dorëheqja e parë e një anëtari të qeverisë së Melonit, që nga krijimi i saj tetorin e kaluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat