LIVE: Rusia me taktikë të re, britanikët zbulojnë detajet e fundit – përmendet një balonë misterioze!

Evropë

LIVE: Rusia me taktikë të re, britanikët zbulojnë detajet e fundit – përmendet një balonë misterioze!

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 08:28 Përditësuar në ora: 21:29 më 19.02.2023
Ushtarët

Jo vetëm “Wagner”-i i Prigozhin/ Udhëheqësi i Çeçenisë kërkon të krijojë kompaninë e vetë ushtarake, Kadyrov: Gjithçka do funksionojë

Udhëheqësi i Çeçenisë, Ramazan Kadyrov, planifikon të krijojë një kompani private ushtarake të ngjashme me ushtrinë Wagner .

Kadyrov, i cili ka kritikuar ushtrinë tradicionale të vendit së bashku me udhëheqësin e Wagner, Yevgeny Prigozhin, vlerësoi “rezultatet mbresëlënëse” të këtij të fundit.

Forcat e Kadyrov tashmë veprojnë kryesisht të pavarura nga ministria ruse e mbrojtjes, por ai është një aleat i vendosur i Vladimir Putinit.

“Kur të përfundojë shërbimi im ndaj shtetit, unë planifikoj seriozisht të konkurroj me vëllanë tim të dashur Yevgeny Prigozhin dhe të krijoj një kompani private ushtarake. Mendoj se gjithçka do të funksionojë,” tha Kadyrov, i cili ka qenë kreu i Republikës Çeçene që nga viti 2007.

Në listën e zezë të shërbimeve sekrete ukrainase/ Kush është Igor Girgin, njeriu më besnik i Vladimir Putinit

Për të kuptuar origjinën dhe arsyet e luftës në Ukrainë si dhe për të kuptuar kryengritjen pro-ruse në Donbas është e nevojshme që të flasim për figurën

Igor Girgin, i cili njihet si politikani më besnik i Vladimir Putinit, ishte një nga drejtuesit e kryengritjes së madhe separatiste në Donetsk dhe më vonë u bë një nga protagonistët e luftës 2022-23 në Ukrainë.

Por kush është Igor Girgin?

Igor Vsevolodovich Girkin lindi në Moskë, më 17 dhjetor 1970, në një familje që ishte shumë pranë Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, e formuar nga vlerat konservatore dhe një familje me një traditë të gjatë ushtarake.

Një lexues i zjarrtë, i cili i kalon ditët e tij në bibliotekat historike dhe ushtarake të familjes, Girkin u trajnua në një institut të veçantë në Moskë, në Universitetin Shtetëror të Shkencave Humane, dhe gjatë viteve të tij të universitetit mori pjesë në grupe studentore për revanshistët dhe nostalgjikët e epokës monarkike.

Edhe pse ai hiqej si një komunist, Girkin ishte në realitet një kritikues i zjarrtë i projektit sovjetik dhe një nacionalist me prirje të djathta.

Midis 1989 dhe 1993, ndërsa ndoqi universitetin, Girkinu u gjend në luftën e Transnistrias dhe të Bosnjës me maskën e një luftëtari vullnetar.

Një ditë para diplomimit ai braktisi universitetin për t’iu bashkuar forcave të armatosura ku shumë shpejt ra në sy për talentin e tij si ushtarak.

Ndërsa lufta e dytë çeçene dhe lufta në Gjeorgji do të jenë terrenet e testimit të marrëdhënieve Putin-Girkin.

Ekspert në operacionet hibride, ish 007, veteran i luftërave të parregullta, patriot i bindur dhe i besueshëm, Girkin është njeriu që Putin e di se i nevojitet dhe tek i cili mund të mbështetet për të përballuar siç duhet konkurrencën strategjike me SHBA-në.

Në pushtimin e Ukrainës Girkin vihet në krye të operacioneve në gadishullin e Krimesë , i cili u pushtua brenda dy muajve, dhe më pas u aneksua ligjërisht me referendum.

Pasi ka siguruar Krimenë është ridrejtuar drejt Donetskut dhe Luganskut.

Girkin, prestigji i të cilit është rritur ndjeshëm falë pushtimit së Krimesë, transferohet në Donbass.

I vënë në krye të një batalioni të parregullt, i përbërë nga profesionistë dhe vullnetarë me origjinë të ndryshme si çeçene, turkmenistanë, ukrainas, ish-007 me një mijë burime e fillon fushatën e tij personale të Donbasit.

Ndërsa separatistët pro-rusë përparojnë mes Donetskut dhe Luganskut, Girkin hyn në listën e zezë të shërbimeve sekrete ukrainase, pasi konsiderohet përgjegjës për vrasjen e një prej agjentëve të tyre dhe vrasjen brutale të politikanit ukrainas Volodymyr Rybak.

Pas kësaj ngjarjeje Kremlini vendos të mbroje separatistët publikisht, por privatisht nis një pastrim ndëshkues për masakrën e të pafajshmëve.

I pari që paguan pasojat, duke rënë në harresë, është vetë Girkin, i cili muajin pasardhës hiqet nga Mbrojtja dhe ri caktohet në detyra të papërcaktuara. Ish- 007 do të rishfaqet në Rusi disa muaj më vonë.

Në muajt pas rastit të lartpërmendur çështja Girkin u rishfaq përsëri.

Inteligjenca ukrainase dhe agjencitë perëndimore janë në gjurmët e tij pasi mësuan se supozimet e tyre se Girkin mund të kishte vdekur nuk ishin të vërteta.

Girkin ishte kthyer në vendlindjen e tij dhe punonte si shef sigurie për një biznesmen e pasur, Konstantin Malofeev, i cili pretendon se i përket rrethit të Putinit.

Ish-007 hap gjithashtu një kanal në Telegram për të mbuluar zhvillimin e të ashtuquajturit operacion special ushtarak, për të cilin ai pretendon se është i domosdoshëm.

Ai është një mbështetës i madh i delegjitimimit të Ukrainës. Është ndër ata që bën thirrje në mënyrë të përsëritur për lëshimin e armëve taktike bërthamore dhe që duan të japin shembull për qytetarët si një vend i pamposhtur.

Macron dëshiron ta shohë Rusinë të mundur në Ukrainë, por jo të shkatërruar

Rusia ka mbetur e pakënaqur me komentet e presidentit francez të bëra gjatë një interviste për gazetën 'Le Journal du Dimanche'.

Emmanuel Macron tha se Franca donte ta shihte Rusinë të mundur në Ukrainë, por jo të shkatërruar.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se komentet e udhëheqësit francez ishin 'absurde' dhe tregonin se Perëndimi po fliste për ndryshim të regjimit në Rusi.

Zoti Macron gjithashtu foli për gazetën se kush mund të ishte një alternativë për udhëheqës të Rusisë.

“Të gjitha opsionet e tjera, përveç Vladimir Putinit, në sistemin aktual, më duken më të këqija”, tha udhëheqësi francez për gazetën.

Rusia e udhëhequr nga Vladimir Putin, sulmoi Ukrainën më 24 shkurt të vitit të kaluar./VOA

Zbulimi britanik: Ukraina rrëzoi javën e kaluar disa balona që fluturonin mbi Kiev

Ukraina ka goditur dhe rrëzuar të paktën gjashtë balona që fluturuan mbi Kiev të mërkurën, sipas informacioneve që disponon zbulimi britanik. 

Në raportin e publikuar nga ministria britanike e Mbrojtjes, thuhej se forcat e armatosura ukrainase i pikasën balonat me radarë më 12 shkurt tek fluturonin mbi Dnipropetrovskun lindor.

"Ka të ngjarë që balonat të ishin ruse", tha ministria, duke shtuar se objektet fluturuese "ka gjasa të përfaqësojë" një taktikë të re të Rusisë për mbledhjen e informacionit rreth sistemeve të mbrojtjes ajrore ukrainase. 

Ministria britanike e Mbrojtjes tha se hapësira ajrore e Moldavisë ishte mbyllur të martën për disa orë për shkak të një objekti në formë balone. “Ekziston një mundësi reale që ajo të ishte një balonë ruse që ishte futuar aty pasi kishte lënë hapësirën ajrore të Ukrainës”, tha ministria.

Zyrtarët britanike nuk thanë nëse balonat që u pikasën në Kiev, ngjanin balonën apo objektet fluturuese që u goditën dhe u rrëzuar në Shtetet e Bashkuara apo Kanada. 

Në fjalimin e tij të përditshëm të shtunën Presidenti ukrainas Volodomyr Zelenskyy tha se populli ukrainas, do të vazhdojë t'i rezistojë me vendosmëri agresionit rus./VOA

Jeta e re në Denver e familjes refugjate nga Ukraina

Një vit pas fillimit të sulmit rus në Ukrainë, miliona civilë janë zhvendosur për shkak të luftimeve. Disa nga këta refugjatë qëndruan në Evropë, të tjerë gjenden në Shtetet e Bashkuara. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Svitlana Prystynska, vizitoi një familje të re refugjatësh ukrainas në shtetin Kolorado.

Familja Irodenko erdhi në Denver në kuadrin e programit të administratës së Presidentit Biden për refugjatët, të quajtur “Të bashkuar për Ukrainën”. Ata u larguan nga qyteti Lviv, dhe vazhduan përmes Polonisë dhe Gjermanisë, pasi ishin të shqetësuar për sigurinë e djalit të tyre 8-vjeçar Zakhari.

“Gjëja më e rëndësishme për ne është djali ynë. Jemi të lumtur që ai mundet të komunikojë me njerëzit. Sigurisht që i mungojnë shokët dhe vendi, por ne e shohim duke buzëqeshur çdo ditë kur del nga shkolla dhe jemi të lumtur”, thotë Natalia.

“Kur erdhëm pesë muaj më parë, nuk flisja anglisht. Mësuesja më e mirë në shkollë është zonja Kendall, pasi ajo më ndihmoi kaq shumë. Është e sjellshme dhe e përgjegjshme”, thotë në anglisht Zakhari.

“Gjithçka është e re dhe nëse nuk ke dikë këtu, është e vështirë të kuptosh ku të shkosh dhe çfarë të bësh. Jemi të gëzuar që qiradhënësi bëri një përjashtim dhe na pranoi megjithëse nuk kemi historik financiar. As nuk e dinim që na duhej. Po kështu edhe për blerjen e një makine, gjetjen e një makine, gjetjen e shkollës, marrjen e patentës së shoferit, marrjen e dokumentave. Në atdhe është e thjeshtë, por këtu të duhet dikush që të jetë i gatshëm të të ndihmojë”, thotë Natalia.

Miq të tyre nga Denveri i ndihmuan me gjetjen e shtëpisë. Kishat vendore ofruan mobiljet. Oleh Irodenko gjeti punë në një dyqan të riparimit të makinave.

“Pas rreth një muaji, më gjetën në mediat sociale dhe më thanë se donin të më punësonin. Kemi ca pengesa me gjuhën, por janë fantastikë dhe gjithsesi kuptohemi me njëri-tjetrin”, thotë Oleh.

Në Ukrainë, Natalia ishte llogaritare për kompaninë zviceriane të ushqimeve Nestle, e cila e punësoi në zyrat e saj në Denver.

“Gjithë këto vite bashkëpunoja me disa nga kolegët e mi jashtë vendit, por rrallë flisnim anglisht. Të flasësh anglisht me disa kolegë që janë në të njëjtin nivel është ndryshe nga ndërveprimi i vazhdueshëm me persona që e kanë gjuhën e nënës, siç i kam tashmë në punë”, thotë ajo.

Familja Irodenko thotë se e vlerëson mikpritjen e ngrohtë, por se nuk ndalin dot së menduari për atdheun.

“Do të doja të shkoja në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur. Çdo të shtunë bëjmë lidhje me video me gjyshërit e mi, të cilët i ka marrë malli për mua”, thotë Zakhari.

Në Kolorado, familja Irodenko po ndihmohet nga një komunitet i madh i diasporës ukrainase që ndihmon refugjatët dhe mbledh fonde për ilaçe dhe paisje për spitalet e Ukrainës./VOA

Kina mund të jetë në prag të 'dërgimit të armëve në Rusi'

Kina mund të jetë duke konsideruar dërgimin e armëve vdekjeprurëse në Rusi, ka thënë sekretari amerikan i shtetit, përcjell Bota sot.

Antony Blinken paralajmëroi diplomatin kinez Wang Yi, një veprim i tillë do të kishte "pasoja serioze në marrëdhëniet tona".

Pas takimit të tyre dje në samitin e sigurisë në Mynih, Blinken i tha NBC: "Ka lloje të ndryshme ndihme vdekjeprurëse që ata të paktën po mendojnë t'i ofrojnë, për të përfshirë armë."

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se Kina po përpiqej "të kishte në të dyja mënyrat" duke pretenduar se dëshiron paqen, por në të njëjtën kohë duke ndërmarrë hapa "shqetësues" për të mbështetur Rusinë.

Ministria e Jashtme e Kinës u përgjigj sot, duke i thënë SHBA-së të "përballen dhe të zgjidhin dëmin" në marrëdhëniet dypalëshe "të shkaktuar nga përdorimi pa dallim i forcës", duke iu referuar Amerikës që rrëzoi atë që ajo e quajti një balonë spiune kineze në hapësirën e saj ajrore.

Ministria tha: "Nëse SHBA insiston të përfitojë nga çështja, të përshkallëzojë zhurmën dhe të zgjerojë situatën, Kina do të ndjekë deri në fund dhe SHBA do të mbajë të gjitha pasojat."

Perëndimi ka qenë i kujdesshëm ndaj reagimit të Kinës ndaj luftës, me disa paralajmërime se një fitore ruse do të ndikonte në sjelljen e Kinës ndaj Tajvanit.

Rusia i kujton Francës humbjen e Napoleanit pas komenteve të Macron

Moska i tha presidentit francez Emmanuel Macron të kujtonte fatin e Napoleon Bonapartit pasi ai bëri thirrje për humbjen e Rusisë, por jo ndryshimin e regjimit, përcjell Bota sot.

Presidenti Macron i tha gazetës Le Journal du Dimanche se donte që Rusia të mposhtej në Ukrainë, por kurrë nuk kishte dashur ta "shpëtonte" atë.

"Rreth 'Kurrë': Franca nuk filloi me Macron, dhe eshtrat e Napoleonit, të nderuara në nivel shtetëror, prehen në qendër të Parisit. Franca - dhe Rusia - duhet të kuptojnë," tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

Perandori francez Napoleon Bonaparte humbi afërsisht 300,000 burra në gjashtë muaj pasi pushtoi Rusinë në 1812, duke ndaluar marshimin e tij nëpër Evropë dhe duke çuar në mërgimin e tij.

Zonja Zakharova tha se komentet e Macron treguan se Perëndimi ishte përfshirë në diskutime rreth ndryshimit të regjimit, ndërsa Macron po kërkonte takime me udhëheqjen ruse.

"Në përgjithësi, Macron është i paçmuar," tha ajo, duke sugjeruar se ai ishte dyfish në diplomacinë e tij.

Presidenti francez u kërkoi aleatëve të rrisin mbështetjen ushtarake për Ukrainën të premten, por tha se nuk ka alternativë ndaj Vladimir Putin në Rusi.

"Unë nuk besoj për asnjë sekondë në ndryshimin e regjimit dhe kur dëgjoj shumë njerëz që bëjnë thirrje për ndryshimin e regjimit, i pyes ata: "Për cilin ndryshim? Kush është i radhës? Kush është lideri juaj?", tha ai.

"Të gjitha opsionet e tjera përveç Vladimir Putinit në sistemin aktual më duken më të këqija."

Njësia e ushtrisë ukrainase që ka një prej punëve më të vështira, ata mbledhin kufomat e ushtarëve të vrarë dhe ua dorëzojnë familjarëve

Ballafaqimi me vdekjen është realiteti më i hidhur në luftë – diçka që pak persona e dinë më miri se ukrainasit Taras.

Ky rreshter i ushtrisë ukrainase është pjesë e njësisë që mbledhë kufoma e ushtarëve të vrarë ukrainas në fushëbetejë, të cilët i transporton në morgjet më të afërta dhe më pas ua dorëzojnë familjarëve.

“Mundohem t’i kthejë luftëtarët tanë të rënë për liri sa më shpejtë të jetë e mundur”, tha 44-vjeçari për Sky News derisa po e ngiste furgonin e tij nëpër qytetin Kramatorsk në lindje të Ukrainës.

“Familjarët e tyre duhet t’ju japin lamtumirën e fundit dhe t’i varrosin siç duhet. Pra, ky është misioni im”, shtoi  Taras.

Por ky mision i tij dhe pjesës tjetër të njësisë nuk është i lehtë, pasi betejat në Ukrainë po vazhdojnë në veçanti pas valës së re të sulmeve ruse në Donetskt dhe Luhansk.

Autoritetet ukrainase nuk kanë publikuar numri e të vrarëve në luftë, por zyrtarët perëndimore thonë se bëhet fjalë për mbi 100 mijë të vrarë nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Vetëm një mëngjes, Taras thotë se ka arritur t’i mbledhë trupat e 22 ushtarëve të vrarë që i dërgoi në morg. Ai është prej të paktëve që e di më së miri çmimin që po e paguan kombi i tij për lirinë e vendi.

“Nganjëherë nuk mund të fle për shkak të djemve dhe vajzave të reja. Nganjëherë qaj – si çdo njeri tjetër. Kur kthehem në bazë – shtrihem, mendoj dhe qaj”, tha ai.

I pyetur se si arrin të ruaj buzëqeshjen derisa ballafaqohet me shumë vdekje çdo ditë, Taras tha se “është e vështirë, por se kjo ia lehtëson duke i telefonuar familje, gruas, fëmijëve, prindërve e vëllezërve”. 

Ministria ukrainase e Mbrojtjes bën bilancin nga nisja e luftës: 143 mijë ushtarë të vrarë

Forcat ushtarake të Rusisë kanë pësuar pothuajse 143,000 viktima që nga fillimi i luftës në Ukrainë sipas burimeve zyrtare të Kievit.

Përditësimi i fundit nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se numri i viktimave nga pala ruse kishte arritur në 142,860, me 590 që u shkaktuan vetëm dje.

Ministria njoftoi gjithashtu se 3,310 tanke dhe 6,545 automjete të blinduara luftarake ishin shkatërruar.

Duke postuar shifrat në Twitter, ministria përfshiu një citim nga kënga e The Beatles e vitit 1968 ‘Kthehu në BRSS’:

“Më lejoni të dëgjoj balalaikan tuaj [një instrument rus] që kumbojnë”.

Zelensky: Ukraina do të vazhdojë të garantojë sigurinë ushqimore botërore me eksportet e grurit

Ukraina do të vazhdojë të jetë një "garantues" i sigurisë botërore të ushqimit me eksporte të rregullta drithërash, është zotuar Volodymyr Zelensky.

Sipas presidentit ukrainas, çdo anije me grurë të dërguar nga Ukraina siguron ushqim për mesatarisht 90 mijë njerëz, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Ai tha në Telegram: “Ukraina ka qenë dhe do të mbetet një garantues i sigurisë ushqimore botërore.

Dhe do të vazhdojë të japë kontributin e saj kryesor."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat