Ministria e Jashtme ruse, thotë se do t'i përgjigjet vendimit të Holandës për të kufizuar numrin e diplomatëve të saj të lejuar në ambasadën ruse.
Kjo vjen pasi ministri i jashtëm holandez Wopke Hoekstra akuzoi Rusinë se "po përpiqet të futë fshehurazi agjentë të inteligjencës në Holandë nën mbulimin e diplomacisë".
Qeveria holandeze tha se do të kufizonte numrin e diplomatëve rusë të lejuar në ambasadën ruse në Hagë, shkruan Sky News, përcjell Bota sot.
Deklaratat u bënë të shtunën.