Zelensky: Ukraina do të vazhdojë të garantojë sigurinë ushqimore botërore me eksportet e grurit

Evropë

Zelensky: Ukraina do të vazhdojë të garantojë sigurinë ushqimore botërore me eksportet e grurit

Nga: A.Zh Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Ukraina do të vazhdojë të jetë një "garantues" i sigurisë botërore të ushqimit me eksporte të rregullta drithërash, është zotuar Volodymyr Zelensky.

Sipas presidentit ukrainas, çdo anije me grurë të dërguar nga Ukraina siguron ushqim për mesatarisht 90 mijë njerëz, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Ai tha në Telegram: “Ukraina ka qenë dhe do të mbetet një garantues i sigurisë ushqimore botërore.

"Dhe do të vazhdojë të japë kontributin e saj kryesor."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat