Putin merr vendimin: Rusia do të pezullojë pjesëmarrjen në traktatin e kontrollit të armëve

Evropë

Putin merr vendimin: Rusia do të pezullojë pjesëmarrjen në traktatin e kontrollit të armëve

Nga: A.Zh Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 12:29
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin, njoftoi se Rusia po pezullon pjesëmarrjen në New Start - një traktat strategjik për reduktimin e armëve midis SHBA dhe Rusisë.

“Jam i detyruar të njoftoj sot se Rusia po pezullon pjesëmarrjen e saj në traktatin e armëve sulmuese strategjike”, tha ai, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Ai gjithashtu deklaroi se Rusia duhet të jetë e gatshme të testojë armë bërthamore nëse SHBA-ja e bën këtë fillimisht.

New Start është marrëveshja e fundit e mbetur e armëve bërthamore midis Rusisë dhe SHBA-së dhe u zgjat për pesë vjet në vitin 2021.

Fillimisht i nënshkruar në 2010, traktati kufizon secilën palë në 1550 koka bërthamore me rreze të gjatë, një numër më i ulët se në marrëveshjen e mëparshme Start./Botasot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat