Kush do ta bind Putinin të ulet në bisedime për paqe? Eksperti zbulon detaje

Evropë

Kush do ta bind Putinin të ulet në bisedime për paqe? Eksperti zbulon detaje

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 14:34
Vladimir Putin

Pedagogu Armend Bekaj komentoi luftën Ukrainë-Rusi dhe fjalimin e presidentit rus Vladimir Putin të mbajtur ditën e sotme në Moskë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha Rusia kërkon që të bëhet fuqi botërore ndërsa theksoi se në luftën e Ukrainës.

“Besoj se është e qartë se lufta në Ukrainë nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën, ka të bëjë me një ambicie të Rusisë që të rikthehet në skenën botërore si një nga dy super fuqitë botërore.

Pra, kërkon që pas SHBA e Kinës, Rusia të jetë një nga lojtaret kryesore në botë.

Dhe natyrisht këtë e synon ta bëjë nëpërmjet Ukrainës. Besoj se Administrata Amerikane është një nga lojtaret kryesore në luftën në Ukrainë”- tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat