Presidenti Vladimir Putin është takuar me diplomatin e lartë kinez, Wang Yi, në Moskë.
Dyshja u fotografuan të ulur në një tryezë të gjatë në Kremlin.
Presidenti rus tha se marrëdhëniet me Kinën janë shumë të mira, duke shtuar se të dy vendet mund të nënshkruajnë marrëveshje të reja të tregtisë këtë vit.
Ai tha gjithashtu se mezi pret të flasë me të për situatën aktuale ndërkombëtare, të cilën ai e cilësoi si “të vështirë”.
Së fundmi, Putin tha se ai pret një vizitë nga presidenti kinez Xi Jinping.