Mbi 340 të arrestuar në Turqi pas tërmeteve shkatërruese

Evropë

Mbi 340 të arrestuar në Turqi pas tërmeteve shkatërruese

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 07:28
Foto ilustrim

Numri i personave të arrestuar me akuzën e plaçkitjes dhe shkeljes së rregullave të ndërtimit pas tërmeteve në Turqi ka kaluar në 340.

Si rezultat i hetimeve të nisura nga kryeprokurorët e 11 provincave të prekura nga tërmetet, u identifikuan 564 të dyshuar për shkelje të rregullave të ndërtimit të objekteve të shembura si pasojë e lëkundjeve.

Të paktën 160 prej tyre u arrestuan. Pjesa tjetër janë në kërkim.

Në kuadër të hetimeve të rasteve të plaçkitjeve janë identifikuar 282 të dyshuar, 181 prej tyre janë arrestuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat