Në Francë u dënua sot me 25 vite burg një 44-vjeçare, e cila i vuri flakën pallatit ku banonte, me pasojë vdekjen e dhjetë personave, në shkurt të 2019-ës.
Esia Boulares u shpall fajtore nga Gjykata e Apelit të Parisit për “shkatërrim të pronës së huaj, përmes zjarrit që shkaktoi vdekjen”. Në bazë të aktakuzës ajo mund të dënohet me burgim të përjetshëm.
Gruaja e varur nga alkooli dhe droga dhe që përballej me probleme të rënda psikologjike, ka pranuar se natën e 4-5 shkurt 2019 i ka vënë flakën katit të dytë të pallatit ku banonte, në lagjen 16 të Parisit, pas një sherri me fqinjin e saj.
Tymrat dhe flakët toksike përfshinë ndërtesën tetëkatëshe, ku ndërhyrja e zjarrfikëses ishte e vështirë, shumë prej banorëve u bllokuan në banesat e tyre.