Evropa po i kthehet qymyrit dhe energjisë bërthamore për shkak të krizës energjetike

Evropë

Evropa po i kthehet qymyrit dhe energjisë bërthamore për shkak të krizës energjetike

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 00:30
Foto ilustrim

Përballë krizës energjetike të shkaktuar nga lufta ruso-ukrainase, vendet evropiane i janë drejtuar qymyrit dhe energjisë bërthamore, për të cilat deri vonë planifikonin të ndalonin përdorimin.

Ndërprerja e gazit natyror nga Rusia në përgjigje të sanksioneve të Bashkimit Evropian për luftën në Ukrainë thelloi më tej krizën energjetike në Evropë.

Pjesa e qymyrit në prodhimin e përgjithshëm të energjisë elektrike të vendeve të BE-së u rrit në 16 për qind në vitin 2022, ndwrsa dy vjet më parë ishte 13 për qind.

Të paktën 26 termocentrale të mbyllura me qymyr u rifilluan në BE vitin e kaluar.

Për vite të tëra, vendet e BE-së e kanë vënë sigurinë e furnizimit me energji nën presionin e publikut dhe në vend të kësaj janë fokusuar në politikat për mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimin e ndryshimeve klimatike, por duhej të ndryshonin qëndrimin e tyre me ndërprerjen e flukseve të gazit natyror nga Rusia.

Kriza energjetike ka reduktuar kundërshtimin ndaj përdorimit të qymyrit dhe energjisë bërthamore në vendet evropiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat