Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka ngushëlluar Greqinë pas aksidentit të trenave në Greqinë veriore, në të cilën mbetën të vdekur mbi 36 persona dhe u lënduan dhjetëra tjerë, shkruan Ekathimerini.
“Ngushëllimet e mia më të thella për presidentin dhe popullin grek për humbjen e jetëve nga përplasja e tranave në Greqinë Veriore.
Populli i Ukrainës ndan dhimbjen me familjet e viktimave.
Ju dëshirojmë shërim të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar presidenti ukrainas greqisht në Twitter.