Dorëhiqet ministri grek i Transportit pas aksidentit me 36 të vdekur

Evropë

Dorëhiqet ministri grek i Transportit pas aksidentit me 36 të vdekur

Më: 1 mars 2023 Në ora: 16:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Ka dhënë dorëheqje ministri grek i Transportit Kostas Karamanlis pas aksidentit tragjik në mes të dy trenave që la 36 të vdekur.

Ai deklaroi  se ishte “detyra” e tij të tërhiqej nga ky post “si një tregues themelor i respektit për t’i kujtuar njerëzit që vdiqën kaq padrejtësisht”.

Shkaku i përplasjes afër Vale të Tempe, rreth 380 kilometra në veri të Athinës, nuk ishte menjëherë i qartë, por drejtuesi i stacionit në qytetin e afërt të Larissa u arrestua.

Dy njerëz të tjerë janë ndaluar për t’u marrë në pyetje, raporton Associated Press.

Është e paqartë se me çfarë shpejtësie të dy trenat po udhëtonin kur u futën në njëri -tjetrin pak para mesnatës së së martës, por transmetuesi shtetëror Ert tha se ishte më shumë se 140 kilometra në orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat