Qytetarët grekë kanë “pushtuar” qendrën e Larisës këtë të mërkurë pas aksidentit tragjik mes dy trenave.
Ata qëndrojnë në radhë për të dhuruar gjak për të plagosurit nga ky aksident, shkruan Euronews.
Sipas mediave greke bëhet fjalë për 42 viktima, 130 të lënduar dhe 66 persona që po marrin mjekim në spital ku gjashtë prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Aksidenti hekurudhor ka ndodhur në hyrje të luginës së Tempes, ku një tren pasagjerësh që udhëtonte midis Athinës dhe Selanikut me 350 pasagjerë në bord u përplas me një tren mallrash pranë qytetit të Larisës.