Edhe pse nuk është bërë e ditur asnjëherë me shifra ekzakte pasuria e tij, presidenti Vladimir Putin mendohet se është një ndër njëzet njerëzit më të pasur në botë. Pasuria e tij mendohet se kap shifrën prej 200 miliardë funtesh,pasi merr deri në 50 për qind të çdo rubla të prodhuar në Rusi nga njerëzit më të fuqishëm të vendit. Po ku fshihet e gjithë kjo pasuri?
Një nga gazetarët më të famshëm rus i cili në vitin 2021 ka qenë i detyruar të largohet nga vendi, ka publikuar në faqen e tij të portalit rezultatet e një hetimi që zgjati muaj dhe që nisi falë dëshmisë së një menaxheri që për vite me radhë menaxhonte marrëdhëniet mes kompanisë qipriotë dhe rrethit të presidentit rus.
Ky i fundit me kusht që emri i tij të mbetej anonim pranoi të tregonte historinë dhe rrugët e parave të liderit rus. Badanin thekson se zemra e pasurisë së Putinit nuk rreh shumë larg madje është brenda kornizave të Evropës dhe është e mbrojtur shumë mirë nga ligjet e Bashkimit Evropian. Kasaforta e liderit të Kremlinit është në një kompani të regjistruar në Qipro, me një emër anonim, Ermira Consultants, dhe selia në një zyrë të thjeshtë në Nikosia. Sipas hetimit të Badanin dhe dokumenteve të publikuara në Youtube, Ermira ka qenë prej kohësh nyja themelore përmes së cilës Putini mblidhte para të cilat më pas shpërndaheshin sipas nevojave të tij.
“Na urdhëruan të paguanim me fondet e Ermirës dhe ia dolëm”, thotë menaxheri i kasës i cili është filmuar nga pas në video dhe me zë të modifikuar. Kjo kompania zotëronte edhe apartamentin i cili më vonë iu transferua Artur Ocheretny-t, bashkëshortit të ri të Ljudmila Putina-s, si paradhënie e pajës aktuale që presidenti rezervoi për ish-gruan e tij. Rreth 300 milionë dollarë kanë ardhur nga disa prej filialeve të Ermira-s, të përdorura për rezidencën luksoze në Gelendzik, në Detin e Zi, në pronësi zyrtare të partnerit të Putinit në xhudo, ArcadyRotenberg.
Gjithashtu nga Ermira u përdorën fondet për blerjen e katër rezidencave luksoze ku njëra është 26,000 metra katrorë në qendër të Soçit, një nga pikat e preferuara të pushimeve të liderit rus. Tre prej tyre u regjistruan te gjyshja e Alina Kabaeva, gjimnastja e cila prej disa vitesh është partnerja e tij e re me të cilën kanë edhe dy fëmijë. Por nuk përfundon me kaq, emri i Ermirës fshihet pas pronësisë së dy vilave në zonën e Rublevkës, periferia e miliarderëve moskovitë, ku jetonte vajza e Putinit Maria Vorontsova dhe ish-bashkëshorti i saj holandez JorritFaassen.
Si financohet kompania e Putinit
Por nëse është kuriozitet të vërehet se si Ermira kontribuoi në pasurinë e pasurive të paluajtshme të familjes Putin, është edhe më interesante të kuptosh se si kompania u financua. Pronari zyrtar i aksioneve është Vladislav Kopylov, një avokat nga Shën Petersburg, i cili u njoh me Putin në vitet 1990, kur ai ishte asistent i krye bashkiakut Anatoli Sobchak. Kopylev përveç se njohët mjaft mirë në qytet nga të gjithë emri i tij shfaqet dhe në bordet e drejtorëve të kompanive të dy miliarderëve shumë afër Putinit, Rotenberg dhe YuriKovalchuk të lartpërmendur.
Ai është gjithashtu i afërt me Sergei Roldugin, mikun e fëmijërisë së Putinit dhe violonçelist, të cilit “Panamapapers” i atribuuan një pasuri prej 2 miliardë dollarësh. Sipas Badanin, Ermira kontrollon aksionet në disa grupe të mëdha financiare ruse, nga Gazprom tek mediat NMG. Vetëm në një rast, duke marrë aksionet e NMG nga Kovalchuk dhe duke i shitur ato disa muaj më vonë tek një oligark tjetër, Genadi Timchenko, ai kishte fituar plot 65 milionë dollarë.Por historia vazhdon dhe kemi një tjetër burim befasues të financimit.
Sipas deklaratës së Badanin, këto janë honorarë nga shitjet e vodkës Putinka, që është një prej markave më të njohura ruse, e krijuar rreth 20 vjet më parë në asonancën me emrin e presidentit. Vodka Putinka ambalazhohet dhe shpërndahet zyrtarisht nga disa prej oligarkëve më të afërt të Putinit. Por marka do të ishte në pronësi të një kompanie të kontrolluar nga kompania qipriotë, së cilës një pjesë e fitimeve do t'i transferohej rregullisht.
Sipas llogaritjeve të Proekt, vetëm në periudhën 2004 dhe 2019 behët fjalë për një fitim prej 500 milionë dollarë.