I vdekuri nga shpërthimi i bombës në Podgoricë është një 39 vjeçar, këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes
39 vjeçari Mladen Bulatoviq ka vdekur pasi ka shpërthyer një granatë dore në hyrje të Gjykatës Themelore në Podgoricë, mëson jozyrtarisht “Vijesti”.
Sipas të njëjtave informacione, nga shpërthimi i bombës kanë mbetur të plagosur pesë persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.
“Në ora 11:35 kemi marrë njoftim se në ndërtesën e Gjykatës Themelore është aktivizuar një mjet shpërthyes dhe ka persona të lënduar. Kemi konstatuar se ka mbetur i vrarë M.B. të cilët janë trajtuar në Qendrën Klinike”, tha ai, është Srđa Korać nga Policia Kriminale.
Një hetim është duke u zhvilluar.
Në vendngjarje ndodhen ekipet e policisë dhe emergjencave, si dhe një numër i madh qytetarësh.
Një person i vdekur dhe pesë të lënduar nga shpërthimi i bombës në Podgoricë
Një person ka humbur jetën dhe pesë janë lënduar nga shpërthimi i një bombe në ndërtesën e Gjykatës Themelore në Podgoricë, konfirmon policia.
Sërgjan Koraq nga Policia Kriminale u tha gazetarëve se 39-vjeçari nga Podgorica vdiq pasi aktivizoi mjetin shpërthyes.
“Ka shumë të ngjarë që ai të ketë aktivizuar mjetin shpërthyes me fuqi të madhe shkatërruese kur ka hyrë në ndërtesën e Gjykatës Themelore”, tha Koraq.
Ai ka konfirmuar se kanë mbetur të lënduar pesë persona dhe se ata janë dërguar në Qendrën Klinike.
Në vendngjarje ndodhen ekipet e policisë dhe emergjencave. Policia nuk po i lejon gazetarët të afrohen në vendngjarje.
Shpërthim në gjykatën e Podgoricës
Disa persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një bombe në ndërtesën e Gjykatës Themelore në Podgoricë.
Kështu njofton gazetari i Radios Evropa e Lirë nga vendi i ngjarjes.
Atje tashmë ndodhen ekipet e policisë dhe emergjencave