Dyshohet se shiti vajzën e tij të mitur për 3,000 euro, arrestohet serbi

Evropë

Dyshohet se shiti vajzën e tij të mitur për 3,000 euro, arrestohet serbi

Më: 3 mars 2023 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Një burrë në Serbi u arrestua nën dyshimin se ka shitur vajzën e tij të mitur për 3,000 euro, sipas njoftimit të autoriteteve atje.

Siç raportojnë mediet në rajon, policia e gjeti të miturën në shtëpinë e një 47-vjeçari.

Vajza e mitur për momentin gjendet në kujdesin e Qendrës për Punë Sociale.

Babai i vajzës dhe një burrë tjetër dyshohen për veprën penale të trafikimit të qenieve njerëzore.

Atyre iu është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe më pas me kallëzim penal do të dërgohen në prokurori.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat