Eurodeputetja greke Eva Kaili mbetet në paraburgim për përfshirjen e saj në skandalin e Katargate.
Eva Kaili do të vazhdojë që të qëndroje edhe 2muaj në paraburgim sipas vendimit të Gjykatës së Apelit të Brukselit, për veprat e dyshuara për organizim kriminal, korrupsion dhe pastrim parash.
Eva Kaili doli para Gjykatës së Apelit më 28 shkurt duke kërkuar lirimin e saj nga burgu me byzylyk elektronik.
Në të njëjtën ditë, eurodeputeti belg Marc Tarabella doli para Gjykatës së Apelit, duke kërkuar lirimin e tij nga burgu. Gjykata e Apelit e Brukselit vendosi zgjatjen e masës së paraburgimit për Marc Tarabella me një muaj.