Aksidenti tragjik në Greqi/ Shpëtoi 10 pasagjerë, flet studenti grek: Bëra atë që ndjeva

Evropë

Aksidenti tragjik në Greqi/ Shpëtoi 10 pasagjerë, flet studenti grek: Bëra atë që ndjeva

Më: 4 mars 2023 Në ora: 11:11
Pamje nga tragjedia në Greqi

Studenti 20-vjeçar, Andreas Alikaniotis arriti që të shpëtojë 10 pasagjerë, në aksidentin tragjik që ndodhi disa ditë më parë në Larisa të Greqisë, ku një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash.

Për mediat greke, ai ka treguar se bëri atë çfarë ndjeu dhe në momentin e aksidentit ka menduar për 3 gjëra.

“Në atë kohë kam menduar për tre gjëra. Po mendoja nëse është e vërtetë kjo që ka ndodhur, që unë do të iki dhe nuk do të kem kohë të përshëndes njerëzit e mi dhe të paktën të largohem menjëherë, të mos digjem i gjallë”, u shpreh ai.

Pak para momentit të përplasjes, ai po fliste me miqtë e tij, që dikush ta merrte nga stacioni, pasi treni ishte vonuar.

“Ishte momenti kur ndodhi përplasja, isha me tre kolegë të mi studentë, të gjithë ishim në vagonin e dytë”, tha i riu.

Alikaniotis dhe shokët e tij arritën të hidheshin nga dritaret anësore të sipërme. Ata ndihmuan edhe pasagjerë të tjerë që të dilnin nga vagoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat