Cilin kandidat do të mbështesë për zgjedhjet presidenciale? Ja si përgjigjet Abazoviç

Evropë

Cilin kandidat do të mbështesë për zgjedhjet presidenciale? Ja si përgjigjet Abazoviç

Më: 7 mars 2023 Në ora: 16:52
Dritan Abazoviq

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç thotë se ende nuk e ka një emër të cilin partia e tij, URA do ta mbështesë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Pyetur nga gazetarët, Abazoviç u shpreh se URA mbështet vlerat evropiane dhe nuk ka një kandidat të përshtatshëm, të cilin do ta mbështeste, shkruan Vijesti.

Nëse do të mbështeste apo jo presidentin aktual Milo Gjukanoviç, Abazoviç u përgjigj: “Sigurisht që nuk jo, ndoshta për ju ai përfaqëson vlerat evropiane dhe për mua ato anti-evropiane. Komiteti kryesor i partisë do të mblidhet së shpejti dhe ne do të deklarohemi për të dy raundet e zgjedhjeve presidenciale. E përsëris, pres që Mali i Zi të ketë një president i ri”, theksoi ai.

Ai thotë se rolin e kryeministrit e ka marrë falë qytetarëve dhe ideve të mira.

“Dhe mendoj se iu përgjigja kërkesës. Nëse duan të më mbështesin sërish, unë jam këtu”, theksoi Abazoviç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat