Një djalë 6 vjeçar ndërruar jetë të hënën në fshatin Rogaça afër Sopotit, në kohën kur babai i tij ishte duke fjetur ka dalë nga shtëpia dhe ka rënë në një gropë septike, konfirmon portali Nova.rs.
Mediat paraprakisht bënë të ditur se në shtëpi ndodhej babai i djalit, i cili kur pa se fëmija kishte rënë në gropë e ka nxjerrë menjëherë, por ishte vonë.
“Fëmija nuk jepte shenja jete. Babai thirri menjëherë policinë dhe tregoi se çfarë kishte ndodhur. Ekipi i emergjencës ka provuar reanimacionin dhe ka konfirmuar vdekjen e fëmijës”, ka thënë burimi i “Blic".
Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, fëmija është transferuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Nova.rs shkruan se në vendin e ngjarjes kanë dalë punëtorë nga Qendra për Punë Sociale në Sopot dhe në marrëveshje me babain e kanë zhvendosur fëmijën e dytë, vajzën 4 vjeçare në Qendrën për Mbrojtjen e Foshnjave, Fëmijëve dhe të Rinjve në Zveçanska në Beograd.