Tragjedia godet sërish: Burri vret gruan dhe tri vajzat e tij, më pas veten

Evropë

Tragjedia godet sërish: Burri vret gruan dhe tri vajzat e tij, më pas veten

Më: 12 mars 2023 Në ora: 06:42 Përditësuar në ora: 08:37 më 12.03.2023
Pamje nga Zvicra

Krejt çka dihet për tragjedinë në Zvicër ku burri dyshohet se vrau gruan, tri vajzat e tij dhe më pas veten

Pesë trupat që u gjetën të vdekur në shtëpinë e djegur në Yverdon, Vaud, pas ekzaminimeve del të kenë pasur edhe plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Mendohet që babai mund të ketë vrarë fillimisht familjen e tij e më pas vetën. Dyshimet e para u ngritën pasi u gjet një armë që i përket atij.

Pesë viktimat janë identifikuar dhe bëhet fjalë për tre vajza të moshës 5, 9 dhe 13 vjeçe si dhe nënën (40) dhe të atin (45). Sipas fqinjëve çifti është ndarë kohët e fundit, shkruan Blick.

Shkaku i zjarrit ende nuk është i ditur për policinë e kantonit të Vaud, po përjashtohet mundësia e një pale të tretë. Megjithatë, hetuesit kanë gjetur sasi të madhe të përshpejtuesit të zjarrit në dhoma të ndryshme të shtëpisë, derisa policia njofton se hetimet do të vazhdojnë edhe me ndihmën e ekspertëve të Universitetit të Lozanës, shkruan Blick.

Policia ishte njoftuar se rreth orës 06:40 ka ndodhur një shpërthim para se të niste zjarri e fqinjët thonë se kanë menduar të ishte ndonjë bombë. Debora di Fuotri ka thënë për Blick se derisa ishte shtrirë kishte dëgjuar shpërthimin: “I gjithë trupi më dridhej. Mendova se ishte një sulm me bombë”.

Shtëpia është shkatërruar plotësisht nga zjarri. Fillimisht u gjetën katër trupa, e tek të premten u gjet edhe trupi i njërës nga vajzat.

Tragjedia godet sërish: Burri vret gruan dhe tri vajzat e tij, më pas veten

Policia zvicerane gjeti trupat anëtarëve të një familje brenda shtëpisë së tyre të djegur, sipas dyshimeve të para burri ka vrarë gruan dhe tre vajzat e tij, më pas veten.

“Pas dy ditë hetimesh intensive, skenari i një drame familjare është më i mundshmi sipas prokurorit përgjegjës për hetimin penal dhe hetuesve,” tha policia e kantonit Beau në një deklaratë.

Shtëpia, e vendosur në Yverdon-les-Bains, një qytet në brigjet e liqenit Nechatelle në kantonin Beau, tronditi të gjithë qytetin nga një shpërthim që ndodhi në orët e para të mëngjesit.

Trupat e anëtarëve të familjes që u gjetën nën rrënoja ishin të moshës: burri 45-vjeç, gruaja 40-vjeçe dhe tre vajzat e tyre, të moshës 5, 9 dhe 13 vjeçe.

Secila prej viktimave kishte plagë plumbash.

“Pranë burrit, i cili mund të ketë qenë autori i katër vrasjeve të tjera, është gjetur një armë para se të vriste vetën”, tha policia, e cila për momentin përjashton “mundësinë e vrasjes nga një person i tretë”.

Ende nuk dihen zyrtarisht shkaqet e zjarrit, por policia foli për “prezencë të një sasie të madhe benzine në dhomat e ndryshme të shtëpisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat