Plas sherri në një lokal - plagoset rëndë i riu, e pësojnë keq 3 persona

Evropë

Plas sherri në një lokal - plagoset rëndë i riu, e pësojnë keq 3 persona

Më: 12 mars 2023 Në ora: 12:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sherret në lokalet e natës janë prezente kudo në Greqi e madje shpesh kanë fund tragjik.

Kështu ndodhi në orët e para të mëngjesin jashtë një klubi nate në Ghazi, ku pas një sherri që ndodhi brenda dyqanit disa nga personat e përfshirë dolën dhe filluan të qëllojnë.

Ngjarja u regjistrua pak pas orës 4 jashtë në Ieras Odos ndërsa një person ka mbetur i plagosur nga sherri dhe është dërguar në spital.

Efektivët e policisë të mbërritur në vendngjarje kanë kryer arrestimin e tre klientëve të dyqanit. Ata gjetën tre gëzhoja nga konflikti i armatosur.

Ende nuk dihet se kush janë personat e përfshirë në të shtëna, por nuk hiqet mundësia që të ketë shqiptarë të përfshirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat