​Çiklistët në Francë i shpëtojnë një aksidenti të tmerrshëm

Evropë

​Çiklistët në Francë i shpëtojnë një aksidenti të tmerrshëm

Më: 12 mars 2023 Në ora: 19:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Shumë frikë, por pa dëme për çiklistët që pedalonin në shtegun Paris-Nice. Ndërsa ata ishin në gjysmë të rrugës në fazën 1/8-të, në lëshimin nga Berre-les-Alpes, disa garues përjetuan një frikë të madhe.

Në një kthese, një makinë e vogël u paraqit në drejtim të kundërt të garës dhe për pak sa nuk u përplas më grupim e çiklistëve.

Fatmirësisht grupi prej rreth dhjetë çiklistësh ka arritur t'i shmanget mjetit, i cili nuk ka goditur askënd. Një makinë e cila, padyshim, nuk duhej të qarkullonte në atë pikë të garës. Aksidenti u shmang dhe gara nuk u ndërpre, përcjellë KosovaPress.

Në fund të garës, fitues ishte lideri Tadej Pogacar nga Arabia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat