Video e aksidentit “horror” me 42 vetura e kamionë, një i vdekur e dhjetëra të plagosur

Evropë

Video e aksidentit “horror” me 42 vetura e kamionë, një i vdekur e dhjetëra të plagosur

Më: 14 mars 2023 Në ora: 00:12
Aksidenti në Hungari

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në një autostradë në Hungari, ku janë përfshirë 42 automjete.

Shkak i përplasjes masive është bërë një stuhi e madhe pluhuri, e cila bllokoi shikimin e drejtuesve të automjeteve.

Në aksident u përfshinë 37 autovetura dhe 5 kamionë. Ndërkohë, mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 39 persona, 10 nga të cilët fëmijë, ndërsa një 44-vjeçar ka ndërruar jetë.

Pamjet e aksidentit tejet të rëndë janë kapur nga një kamera e vendosur në një nga makinat e përplasura.

Videon mund ta shikoni KETU

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat