Dalin detajet tronditëse, dy bashkëmoshataret pranojnë vrasjen me thikë të 12 vjeçares

Evropë

Dalin detajet tronditëse, dy bashkëmoshataret pranojnë vrasjen me thikë të 12 vjeçares

Më: 14 mars 2023 Në ora: 20:04
Ajo u gjet e vdekur në një pyll të dielën pas kërkimeve të shumta të Policisë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një 12 vjeçare është vrarë me thikë nga dy bashkëmoshatare.

Të miturat, përkatësisht 12 dhe 13 vjeç  kanë pranuar krimin e rëndë para oficerëve të Policisë.

Pasi e kishin vrarë, ato e kishin fshehur trupin e 12 vjeçares në pyll. Luise ishte zhdukur të shtunën teksa po kthehej nga shtëpia e një shoku. 

Ajo u gjet e vdekur në një pyll të dielën pas kërkimeve të shumta të Policisë.

Autoritetet ende nuk bënë të ditur motivet e këtij akti makabër nga dy të miturat, por gjithsesi ato nuk mund të arrestohen për shkak të moshës. Ato njoheshin me viktimën, ndërsa kanë dhënë dëshminë në prani të prinsërve të tyre dhe psikologut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat