Josep Borrell, përfaqësuesi i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, ka komentuar lajmet për lëshimin e një urdhri arresti për Vladimir Putin nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës për akuzat për krime lufte.
“Ky është një vendim i rëndësishëm i drejtësisë ndërkombëtare dhe për popullim e Ukrainës,” u shpreh Borrell.
“Ky është vetëm fillimi i mbajtjes së Rusisë përgjegjëse për krimet dhe mizoritë në Ukrainë”, deklaroi ai pas vendimit për presidentin rus.
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhër-arrest për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, “në kontekstin e situatës në Ukrainë”.