Eksperti tregon a do të arrestohet Putin nëse shkel në një nga vendet anëtare të Gjykatës
Eksperti i sigurisë Adrian Shtuni tha në një intervistë për Euronews Albania se arrestimi i Vladimir Putin në një nga vendet anëtare të Gjykatës, varet nga vendimi i 123 vendeve anëtare të Gjykatës.
“Ka disa pyetje që janë ngritur sepse kjo është çështje shumë e ndërlikuar dhe puna është a ka juridiksion kjo Gjykatë nëse Rusia nuk e njeh që ta gjykojë.
Unë do të thosha po, sepse po të shikojmë historikisht edhe Gjermania naziste nuk e njihte autoritetin e Tribunalit ushtarak ndërkombëtar të Nurenbergut, por 24-25 figura të larta, u gjykuan dhe u dënuan aty, kryesisht për krime lufte,” – u shpreh Shtuni.
Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti të premten kundër presidentit rus Vladimir Putin, duke e akuzuar atë si përgjegjës për krimet e luftës të kryera në Ukrainë.
Urdhër-arresti ndaj Putinit, Rusia bën lëvizjen urgjente, ja çfarë pritet të ndodhë
Moska ka hapur një çështje penale ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale për urdhër-arrestin ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.
Komiteti hetimori i Rusisë, nëpërmjet një postimi në Telegram ka shkruar se ka hapur një çështje penale kundër prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), Karim Ahmad Khan, si dhe për gjyqtarët Tomnoko Akane, Rosario Salvatore Aitala dhe Sergio Gerando Uhlde Godinez.
Më 22 shkurt, Khan dërgoi një peticion në Dhomën e Procedurës Paraprake të ICC-së për të marrë urdhra për arrestimin e Putinit dhe komisioneres ruse për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova.
Mediat ruse shkruajnë se “komiteti hetimor i Rusisë i ka përshkruar ndjekjet penale të ICC-së si të paligjshme, pasi nuk ka arsye për përgjegjësi penale.”
Të tre gjyqtarët e ICC-së akuzohen për ‘sulm ndaj një përfaqësuesi të shtetit të huaj si dhe tentativë për një burgim të paligjshëm të qëllimshëm’.
Rusia e ka shpërfillur urdhrin e ICC-së, duke e quajtur si shenjë e kolapsit të së drejtës ndërkombëtare.