Zelenskiy viziton rajonin e Khersonit, premton riparimin e dëmeve të luftës

Evropë

Zelenskiy viziton rajonin e Khersonit, premton riparimin e dëmeve të luftës

Më: 23 mars 2023 Në ora: 16:39
Foto nga vendngjarja

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy vizitoi të enjten rajonin jugor të Khersonit, ku u premtoi zyrtarëve lokalë dhe banorëve se do të riparoheshin dëmet e shkaktuara nga agresioni rus.

Vizita në rajonin ku Ukraina i zmbrapsi forcat ruse në një kundërofensivë të suksesshme në fund të vitit të kaluar, dukej se kishte si objektiv të nënvizonte qëndrueshmërinë e vendit 13 muaj pasi filloi agresioni në shkallë të gjerë i Rusisë.

Ishte udhëtimi i dytë i zotit Zelenskiy jashtë Kievit këtë javë, pas një vizite në Ukrainën lindore të mërkurën, në të cilën ai u shpërndau medalje trupat pranë qytetit Bakhmut në vijën e parë të frontit dhe vlerësoi trimërinë e tyre.

"Kam folur me banorët lokalë për problemet dhe nevojat e tyre aktuale," shkruante të enjten zoti Zelenskiy në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Udhëtimet e zotit Zelenskiy, pasuan një vizitë të presidentit rus Vladimir Putin në qytetin e pushtuar ukrainas të Mariupolit të shtunën e kaluar, e cila u kritikua nga Kievi, si edhe premtimet për unitet mes Pekinit dhe Moskës gjatë një vizite në Rusi nga udhëheqësi kinez Xi Jinping.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat