Agravojnë protestat në Francë, qytetarët sulmojnë Bashkinë e Bordosë

Evropë

Agravojnë protestat në Francë, qytetarët sulmojnë Bashkinë e Bordosë

Më: 24 mars 2023 Në ora: 11:35
Foto nga vendngjarja

Nuk ndalen protestat në Francë ndaj vendimit të presidentit Emmanuel Macron për rritjen e moshës së pensionit.

Mbrëmjen e së enjtes (23 mars), protestuesit i kanë vënë flakët Bashkisë së Bordosë, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët. Nuk ishte e qartë se kush ishte përgjegjës për zjarrin, i cili u shua shpejt nga zjarrfikësit, raporton BBC.

80 protestues janë arrestuar nga autoritetet franceze, ndërsa sindikatata nga ana tjetër, kanë bërë thirrje për të tjera protesta më 28 mars, datë e cila përkon me vizitën shtetërore të mbretit Charles III në vend.

Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin u përpoq të shuante çdo shqetësim përpara udhëtimit të Mbretit, duke thënë se siguria "nuk përbën problem" dhe monarku do të "mirëpritet mirë”.

Më shumë se 1 milion njerëz morën pjesë në protestat në Paris dhe qytete të tjera franceze për të kërkuar që qeveria të heqë ndryshimet e pensioneve. Shumica e francezëve kundërshtojnë projektligjin e presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç, për të cilin ai thotë se është i nevojshëm për të mbajtur të financuara arkat e pensionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat