Në fjalimin e tij të mbrëmshëm, Volodymyr Zelensky tha se "është disfata në shkallë të plotë e Rusisë ajo që do të jetë një garanci e besueshme kundër agresioneve dhe krizave të reja".
Presidenti i Ukrainës shtoi se "Kremlini po humbet në përpjekjet e tij për të skllavëruar shpirtërisht popullin tonë", raporton Sky News.
Ai tha gjithashtu se sistemi ukrainas i drejtësisë "po bën gjithçka për të siguruar që kriminelët rusë të luftës të mbahen përgjegjës".
Zelensky shtoi se kjo po bëhet në bashkëpunim me Gjykatën Penale Ndërkombëtare./Botasot