Udhëheqësja e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya, ka thënë se presidenti i vendit të saj, Alexander Lukashenko, duhet "të shkarkohet dhe të sillet para gjykatës".
Ajo ka shkruar në Twitter pasi u njoftua se Lukashenko kishte rënë dakord të lejonte Rusinë të vendoste armë taktike bërthamore në territorin e tij, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
"Evropa nuk do të jetë e sigurt derisa diktatori i Bjellorusisë të shkarkohet dhe të sillet para gjykatës për t'u përballur me drejtësinë për krimet kundër vendit tonë dhe Ukrainës," shtoi Tsikhanouskaya, e cila është në mërgim.
Ajo u largua nga vendi i saj pas zgjedhjeve të manipuluara në vitin 2020.
Bjellorusia e ka lejuar Rusinë të përdorë territorin e saj për të nisur sulme tokësore dhe ajrore që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë në shkurt 2022.